POSTIMET E REJA

Callejon arrin në Napoli


Jose Callejon (Foto: Getty Images)
Napoli ka zbuluar se klubi është afër për të kompletuar transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Jose Callejon.
26-vjeçari ka dalë nga akademia e të rinjve në Santiago Bernabeu, por u largua nga klubi për të kaluar te Espanyol në vitin 2008, për tu rikthyer tre vite më vonë.
Por ai tash është afër largimit për të dytën herë nga Reali, pasi ka dështuar të sigurojë vend në ekipin e parë.
“Pasditen e sotme, Jose Callejon ka arritur në Napoli dhe do të kalojë testet mjekësore mëngjesin e nesërm”, ka konfirmuar Napoli në faqen zyrtare në Twitter.

0 comments for "Callejon arrin në Napoli "

Ju mund te komentoni me blogger.com

Newer Post Older Post