“Përkrahim shpërbërjen paqësore të Serbisë” (Foto)
Faqja e hapur në Facebook “Përkrahim shpërbërjen paqësore të Serbisë”, e cila është krijuar në shtator të vitit të kaluar, promovon pavarësinë e Kosovës, Sanxhakut dhe Vojvodinës, ka mbledhur më shumë se 6.300 pëlqime.
Në përshkrimin e faqes shkruan se qëllimi i saj nuk është përhapja e urrejtjes nacionale por që të arrihet deri te drejtësia dhe e vërteta, shkruan pressonline.
Krahas fotografive dhe parullave si ato “Le të valojë flamuri ynë, Vojvodina nuk është Serbi!!!” dhe "Ndaloni serbizimin e Malit të Zi", mund të shihen edhe shumë fotomontazhe të flamujve dhe të politikanëve.
Në këtë faqe mund të shihet edhe harta e Serbisë e ndarë në 28 regjione, prej të cilave janë ndarë Kosova, Vojvodina dhe Sanxhaku.
Postimet e shumta dhe komentet në faqen “Përkrahim shpërbërjen paqësore të Serbisë” kryesisht përkrahin shpërbërjen e Serbisë. Përkrahje e madhe i jepet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi por edhe politikanëve të tjerë të Kosovës.
Administratorët e faqes në fotografi të shumta të ushtrisë së Kroacisë dhe të Shqipërisë kanë shkruar "Jemi të gatshëm ta mbrojmë Kosovën".