Mësohet skuadra e re e Lewandowskit
E ardhmja e Robert Lewandowskit pothuajse është e kryer. Sulmuesi polak i Borusia Dortmundit do të jetë lojtar i ri i Bayern Munchen. Por Lewa këtë dëshirë të tij nuk do ta arrijë deri në edicionin tjetër.
Ka qenë trajneri Jurgan Klopp ai që ka sqaruar të ardhmen e yllit polak.
“Lewandowski do të jetë me ne edhe këtë edicion. Ne do të konkurojmë sivjet për titull duke patur një skuadër komplete. Pas këtij edicioni duhet të pajtohemi me largimin e Lewandowskit. Ai në edicionin tjetër do të jetë lojtar i Bayern Munchen” ka thënë sot Jurgen Klop